Vdes specialisti i ortopedisë, Afrim Gucati

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur specialisti i ortopedisë, Afrim Gucati.

Përmes një postimi në Facebook, ata u kanë shprehur ngushëllime miqve dhe familjarëve të tij.

“Ndahet nga jeta Dr. Afrim Gucati, specialist i Ortopedisë.Dr. Afrim Gucati përfundoi studimet në degën e mjekësisë së përgjithshme, në fakultetin e mjëksisë, Universiteti i Prishtinës. Specializimin për ortopedi e përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Ortopedisë”.

“Dr.Gucati u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Ortopedisë në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij”, thuhet në njoftim.