Vdes vajza që u aksidentua para më shumë se dy muajsh në Pejë

Policia e Kosovës sot rreth orës 18:00 ka pranuar informatën nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës se ka vdekur një vajzë e cila ishte aksidentuar në Pejë me datë 2 tetor.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:00 Policia është njoftuar për vdekjen e një vajze. E ndjera ka ndërruar jete në QKUK pas akasidentit që e ka pasur në Pejë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion”.

Sipas raportimit të mediave lokale bëhet fjalë për Anjeza Ibërdemajn.

Ajo ishte aksidentuar nga një veturë teksa po kthehej nga shkolla.