Vdes veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politik, Sabit Krasniqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Krasniqi i njohur si (Bali Bit), shkruan Fokusi.info.

Ai ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, i cili nuk u ndal asnjëherë duke vepruar në shërbim të atdheut.

Sabiti ishte i burgosur politik që në vitet e 80, luftëtar i lirisë në kohën e lavdishme, për disa vite anëtar i organeve drejtuese të OVL UÇK-së dega Prishtinë dhe selia qendrore, me kontribute edhe në shtetndërtim./Fokusi.info/