Vdes veterani i UÇK-së që ishte edhe epror policie

Veterani i UÇK-së dhe eprori i Policisë së Kosovës Avdullah Mulaj, në Deçan, është ndarë nga jeta sot, transmeton Fokusi.info.

Për këtë njoftoi i pari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili edhe ngushëlloi për vdekjen e tij, njofton Klan Kosova.

“I rëndë dhe pikëllues lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e veteranit të UÇK-së njëherësh epror i Policisë së Kosovës, Avdullah Mulaj. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë 19.02.2022, në ora 15:00 në varrezat e fshatit Isniq. Ngushëllime familjes Mulaj, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”