Vdes veterani i UÇK’së, Nexhmi Shala

Ka vdekur veterani i UÇK-së, Nexhmi Shala nga Kleçka. Njoftimi është dhënë nga OVL e UÇK-së, Dega në Malishevë.

Kryetari i kësaj dege, Metush Kyeziu ka bërë me dije se në ora 14:00 do të mbahen homazhe në Sallën e Kulturës, “Tahir Sinani” në Malishevë në nderim të veteranit Shala, ndërkaq në 14:30 një mbledhje komemorative.

Ceremonia e varrimit bëhet sot në varrezat e fshatit Kleqkë, ora 17:00.