Vehbi Kajtazi përplaset me deputetin e VV’së: Cili shqiptar po mendon si Vuçiqi?

Një status i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka nxitur reagimin e ashpër të gazetarit, Vehbi Kajtazit.

Basha shkroi në rrjete sociale se: “Vuçiqi veq ka pajtu, kurse do në Kosovë ende nuk o punë m’u pajtu që i kemi refuzu zgjedhjet e Serbisë në Kosovë! Janë ka mërziten ma shumë se Vuçiqi. Për ata që i kanë pasportat e tyne edhe dojnë me votu, interesohuni se m’doket Vuçiqi po organizojke me i çu me autobusa falas”.

Megjithatë, Kajtazi ka ironizuar ndaj postimit të Bashës. Ai ka thënë se historikisht, kushdo që i është servilosur Kurtit, është sulmuar më shumë nga vetë Kurti.

“Shumë postim i qëlluar i nderuar. Veç dije se historikisht ata që i janë servilos shefit shumë, në fund janë abuzu nga ai. Kallxom ti mu mas pari cili është ai shqiptar që po mendon si Vuçiqi? Edhe akuzat politike duhet me flejt pak. E qëndrimi jem është publik shumë kohë para se me vendos Qeveria”, thuhen në dy replika të Kajtazit në tëitter.

Deputeti Basha reagoi sërish: “Dmth servilosje quan ti qëndrimin tim, po edhe të Albinit, Presidentes, Kryekuvendarit dhe gati shumicën e qytetarëve mos me mbajtë zgjedhje a?  Se di qëndrimin tënd. Çka po thu ti, a u dashte m’i lanë a jo?”, ka thënë Basha.