Velipojë: Pushuesja humb ndjenjat në det, e shpëton ndërhyrja e rojës vendimtare

Vrojtuesit në plazhin e Velipojës në mesditë i kanë shpëtuar jetën një pushuese 40-vjeçare nga Gjakova.

Mësohet se turistja kishte humbur ndjenjat në det të hapur, por ndërhyrja e shpejtë e vrojtuesve, të cilët arritën ta nxjerrin nga uji dhe ta transportojnë në breg, ka qenë efektive për ta mbajtur në jetë.

Ata i kanë dhënë 40-vjeçares ndihmën e parë mjekësore, rianimim kardiopulmonar derisa pushuesja ka rifituar vetëdijen.

Ajo gjendet ende nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të stabilizuar shëndetësore.