Veliu bën thirrje për kujdes ndaj lajmeve të rreme

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka paralajmëruar se personat e papërgjegjshëm me qëllim janë duke propaganduar dhe dezinformuar me lajme të rreme dhe të orkestruara, duke u munduar të shkaktojnë panik në popullatë.

“U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që t’i verifikojnë të gjitha lajmet që i lexojnë, dhe mos të bien pre e këtyre dezinformatave dhe propagandës “- tha Veliu.

Veliu shtoi se këta persona shumë shpejtë do të gjendet dhe do të dalin para drejtësisë.

“Ndërsa PROPAGANDUESIT dhe DEZINFORMUESIT i paralajmërojmë se, institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen, dhe do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre “- shtoi Veliu.