Nuk ka më trupa, pezullohen kërkimet në hotel “Mira Mare”

Pezullohen kërkimet nga grupi malazez në hotelin “Mira Mare” në Durrës pasi pas të gjitha kërkimeve edhe me qentë e specializuar nuk rezulton të ketë trupa të tjerë.

Sipas tyre, dyshimet e ekipeve të djeshme që mund të kishte persona të tjerë nën rrënoja, ka qenë për shkak të lehjes së qenit.

Por malazezët thonë me shumë mundësi qeni ka nuhatur gjakun e mbetur të personave që janë nxjerrë.

Kurse, pala shqiptare bashkë me atë zvicerane do te vijojnë kërkimet, fillimisht me ekskavator për të lëvizur inertet./Ora News/