Vëllai i të vrarit në Pejë: Nëse s’vepron gjykata, veprojmë sipas kanunit

Plagët, të cilat i mori nga goditja me thikë, 26-vjeçari Elvis Mekaj nga Peja ishin fatale për të.

Dëshmitar i gjithë ngjarjes së tmerrshme ishte vëllai i tij, Labinoti.

“Vëllai i ndjerë, u ardhë e ka lanë kerrin aty edhe ky si në besim ia ka bo tani hajde, hajde, edhe vëllai u ardhë direkt në thikë”, thotë Labinot Mekaj.

Kjo nuk ishte hera e parë që Elvisi kishte telashe me 24-vjeçarin Kushtrim Selimi, pasi edhe dy herë të tjera ky e kishte therur me thikë viktimën.

Personi i dyshuar nuk është emër i panjohur për organet e rendit, pasi ka edhe vepra të tjera, derisa për këtë të fundit i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë.