Vendi drejt qeverisë teknike!

Tani kur dialogu me Serbinë ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave dhe pritet të përmbyllet me një marrëveshje paqësore në mes të dy shteteve, vendi po shkon drejt nevojës për një qeverie teknike.
Për një qeveri gjithëpërfshirëse është edhe LDK-ja, e cila deri më tani ka refuzuar të bëhet pjesë e saj. Besa Gaxherri, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së tha për “Gazeta Blic” se do ta mbështesin idenë për një qeveri gjithpërfshirëse, në rast se janë të gatshme të gjitha partitë politike.
Nuk është diskutuar si ide dhe nuk ka një vendim konkret për këtë çështje, mirëpo marrë për bazë situatën dhe nëse të gjitha partitë janë të gatshme për përfshirje në një qeveri teknike edhe ne do të bëhemi pjesë e saj, por paraprakisht duhet që të merremi vesh se për çfarë pikash do të bëhemi bashkë dhe për sa kohë”, tha Gaxherri.
Në anën tjetër Bekim Haxhiu, deputet nga radhët e PDK-së tha se kërkesa e koalicionit qeverisës për për unitet dhe një qeveri gjithëpërfshirëse, nuk nënkupton edhe krijimin e pozitave në institucione.
Kërkesa e partnerve të koalicionit është që të këtë një gjithëpërfshirje, koordinim dhe unitet në dailog me Serbinë, ndërsa në Qeveri vendet janë të plotësuara deri në zgjedhjet e ardheshme parlamentare”, tha ai.
Ndërkaq, duke komentuar deklaratën e nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, se PDK e ka ftuar në qeveri, Haxhiu tha se në një formë apo tjetër “ai ka parashtru kërkesë për të hyrë në qeveri”.
Kurse njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, thekson faktin se ka kohë qe është krijuar nevoja për krijimin e një qeverie teknike. Por, ai potencon se qeveria nuk duhet arsyetuar idenë për qeveri gjithëpërfshirëse, duke e konsideruar si problem parësor dialogun me Serbinë.
Dështimet në integrimet evropiane, liberalizim të vizave, zbatim të ligjit dhe rendit dhe kapja e shtetit e ka bërë të domosdoshëm një veprim koncensula për ta rikthyer rendin demokratik e Kushtetutes dhe largimine Kosovës së mbajturi peng nga Lista Srpska”, tha Abazi.
Tutje, Abazi e sheh si skenar të rrezikshëm idenë për qeveri teknike, duke thënë se “këta që janë në pushtet tani aresyja e vetme pse janë duke qëndruar seëbashku është sepse po e përdorin qeverinë si një lopë nga e cila janë duke “nxjerrë sot qumshtin por një ditë do ta varsin për t’ja ngrënë mishin”. Pranimi për një qeveri teknike mund të bëhet vetëm me trysninë e SHBA-së dhe shteteve mike të BE si dhe pozita e palakmueshme e poltikanëve në udhëheqje”, përfundoi ai.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka arritur ta krijojë një Ekip negociator, i përbërë nga përfaqësuesit e partive politike në pushtet, si dhe nga subjekti opozitar, Partia Socialdemokrate.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili në vitin 2011 kishte nisur si dialog për rregullimin e çështjeve teknike, për të vazhduar më pas si dialog politik, nuk ka dhënë rezultatet e pritura nga palët në dialog e as nga Bashkimi Evropian, si lehtësues i këtij procesi, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në vend.