Vendoset pankarta “Zdravo” në foltoren e Kuvendit

E vendosur gjatë kohës së fjalës së deputetit Rrustemi, pankarta iu referohet përgjimeve të publikuara të telefonatave të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me nënkryetarin e Listës Srpska Slavko Simiq

Në foltoren e Kuvendit të Republikës Kosovës është vendosur një pankartë me mbishkrimin “Zdravo”.

Ky veprim dhe vetë fjala në pankartë u referohet përgjimeve të publikuara të telefonatave të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Pankarta zuri vend posa nisi fjalën deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.