Bie pa ndjenja një person në Prishtinë

Një person është parë i shtrirë në tokë përballë shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, raporton një lexues i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.

Pranë tij ndodhen edhe shumë qytetarë të cilët janë grumbulluar për t’i dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë nuk dihet sesi ka ndodhur rasti.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të parë se për çka bëhet fjalë. Shumë shpejt do të sillen detaje të reja.