Vërmicë: Arrestohen dy persona – po transportonin lëndë narkotike

Gjatë ditës së djeshme Policia në pikën kufitare në Vërmicë ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar për blerje, shpërndarje dhe transportim i pa autorizuar i substancave narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, janë gjetur dhe konfiskuar: një qese e zezë me dy pako të dyshuara me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.700 kg dhe një cigare me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.17 gram, njofton Klan Kosova.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.