Sot protestohet për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Pas ngjarjes së rëndë, e cila ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së shtunës, ku dyshohet se u dhunua një 11-vjeçare nga pesë persona, disa aktivistë kanë thirrur një protestë për të kundërshtuar abuzimin e grave dhe fëmijëve.

Protesta mbahet sot me fillim prej orës 12:00 te Teatri Kombëtar.

Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona.

Dy prej tyre iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.