Vesa Beqiri një artiste e re e talentuar

Vesa Beqiri, një talente që shumë shpejt do të krenohemi me suksest e saja.Ndonëse në moshë të re tashmë ka pranuar shumë ftesa për të performuar jashtë vendit.

Është vetëm 13 vjeçare,po synon që pasionin për muzikë ta kthej në profesion.Vesa Beqiri, nga Ferizaj, tashmë talentin e saj e ka sprovuar në shumë ngjarje evente muzikore.Krahas këndimit, luan bukur edhe në piano.

Gjatë një bisede për portalin Tasjanipress, ajo thotë se këtë rrugëtim e ka nisur qysh në moshën 10 vjeçare.Madje e falenderon familjen për përkrahje por edhe profesorin e muzikës Shaban Ratkocerin, i cili siç thotë, është ndër më të merituarit për suksesin që ka shënuar.

“Talentin për muzikë ma zbuloj familja, ndërsa profesor Shabani më dha shtytje për të ecur para” pohon Vesa.Shumë mirënjohje e falenderime tanimë janë bërë pjesë e suksessit të artistës.

Nuk janë të pakta performimet e saja, si në kuadër të kursit të muzikës “Kromatike”, por edhe në eventet tjera muzikore.Përmend Festivalin “Fëmijët e gëzuar”, por edhe shumë ngjarje e manifestime kulturore.Së fundi, ka marr ftesa edhe për paraqitje edhe jashtë shtetit.Në këtë kohë me situatën e krijuar me kronavirusin, Vesa thotë se është e dytyruara që këto aktivitet t’i prolongoj.

“Kam marr pjesë në shumë ngjarje kulturore, kam kënduar e performuar në piano.Kudo që kam prezantuar kam treguar nivel të shkëlqyshëm” shpjegon Vesa.
Për zellin e saj prej muzikanteje flasin edhe njohësit e fushës së muzikës .Thonë, se Vesa e ka një të ardhme të suksesshme në botën e muzikës.Ky talent do ta bëj krenar jo vetëm artsiten e vogël por edhe Ferizajn.Këtë e dëshmojnë ftesat që i kanë ardhur nga Ukraina, Italia, Dubai, Roma e Maqedonia.Ndoshta një ditë do të mburremi si qytet por edhe si shtet me sukseset e kësaj voglushe.Ngase koha po e dëshmon se artistët janë amabasadorët më të mirë të një vendi.

https://www.youtube.com/watch?v=LfIomx5Ucyc&feature=share&fbclid=IwAR3ubwMAxXA_WlmyrxxKVUkvtG3GOA1-lZlyoZxY2qfUzmAwXmuOST0vGns