Veseli: Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë, duke kërkuar nga Qeveria që urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, transmeton Fokusi.info.

“Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, ka thënë Veseli.