Veseli: Kurti dhe Osmani nuk i sjellin ndonjë të mirë Kosovës

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se kundërkandidatët e tij, Albin Kurti nga Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk beson që i sjellin diçka të mirë Kosovës.

Ai ka folur të premtën në “Debat” te RTK.

“Albin Kurti ka qasje antiamerikane, Vjosa për tri vite e ka bllokuar Isa Mustafën për demarkacionin. Albin Kurti dhe Vjosa kanë pasur një qëndrim për demarkacionin. Edhe sot e kanë një qëndrim. A do t’i sjellin ndonjë të mirë Kosovës? Unë mendoj se jo. Nuk kam qejf ta shoh këtë vend duke dalë prej binarëve”, ka thënë ai.