Veseli: Më 2019 do na njoh Serbia

0
521
Kryetari i Partisë Demokratike Kosovës, Kadri Veseli ka folur për njohjen e Kosovës nga shteti fqinj.
Ai deklaroi se viti 2019 do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia, duke “ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial, jo me asociacion me kompetenca ekzekutive si dhe do te fitohet ulësja në OKB”.
Veseli u bëri thirrje partive opozitare të bëhen pjesë e procesit të dialogut.
Ai ka folur para mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit.