Veseli në Gjilan: Kosova me Amerikën është edhe më e fortë! Faleminderit Matt! Faleminderit përgjithmonë Amerikë!

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se së bashku me Amerikën, Kosova është më e fortë, më e sigurt në rrugën e saj të suksesit.

Së bashku me Amerikën, Veseli ka thënë se ne do ta fitojmë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do ta ruajmë sovranitetin e integritetin territorial dhe institucional të Republikës së Kosovës.

“Secili qytetar do ta ndjejë këtë bashkëpunim. Unë mund ta ndërtoj këtë partneritet! Ne, bashkë, mund ta bëjmë këtë. Ne, bashkë, do t’ia japim drejtimin e duhur Kosovës. Ne kemi vizionin. Ne kemi guximin. Ne kemi planin. Ne kemi ekipin. Ne kemi partnerët perëndimorë. Dhe, po, Kosova do të ketë në krah edhe më fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Veseli.

Lideri i PDK-së ka thënë se të ardhmen do ta bëjmë më të mirë, përmes vendimeve të guximshme.

Me vendime që do ta ndryshojnë jetën tuaj, Veseli ka thënë se do ta rrisin krenarinë për shtetin dhe dashurinë për atdheun.

“Prandaj, bashkohuni me ne në këtë rrugë. Dhe bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen: për ty dhe shtetin. Më 6 tetor, votoni për Partinë Demokratike të Kosovës, sepse kjo është shtëpia ku bëhen bashkë të guximshmit, të drejtit dhe miqtë e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës është parti që formëson të ardhmen, me karakter dhe guxim”, ka thënë Veseli.

Dhe së bashku me Presidentin Trump, së bashku me Amerikën, së bashku me miqtë tanë evropianë, Veseli ka thënë se do ta ndërtojmë të ardhmen e sigurt në Kosovë.

“Falemnderit edhe një herë, Matt. Falemnderit përgjithmonë Amerikë”, ka thënë Veseli.