Pas gati dy orësh, përfundon takimi Kurti – Rama në Tiranë

Ka përfunduar pas gati dy orësh takimi i paparalajmëruar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë të martën.

Report TV ka siguruar pamje kur Rama doli nga vilat qeveritare që ndodhen në zonën e Bllokut e ku po mbahej takimi mes dy homologëve.

Deri më tani nuk dihet se cilat tema kanë diskutuar Kurti e Rama, por ajo që ka qenë temë diskutimi në Shqipëri dhe Kosovë, janë sulmet kibernetike nga Irani.