Veseli paralajmëron referendum për Marrëveshjen Finale Kosovë-Serbi

Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë të dakordohen për marrëveshje, në finalen e procesit të Dialogut, Kryeparlamentari Kadri Veseli thotw se zgjidhja më e mirë është që qytetarët e Kosovës të jenë ata që do ta thonë fjalën e fundit.
Veseli, në një deklaratë për Express, thotë se për këtë pritet të shkojë në Kuvendin e Kosovës edhe Ligji për Referendum.
“Vendimi final duhet të legjitimohet me vullnetin e lirë të sovranit. Do të duhej të jenë vetë qytetarët e Kosovës që do ta thonë fjalën e fundit për rezultatet e procesit të Dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kohë që fton për arritjen e konsensusit nacional lidhur me Dialogun Kosovë-Serbi, por dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe VV, vazhdojnë ta refuzojnë atë
Së fundi, ai ka marrë edhe një nismë për t’i mbledhur në një tryezë krerët e institucioneve, Ekipin Shtetëror për Dialogun, si dhe partitë parlamentare opozitare, për t’u koordinuar lidhur me procesin që synon të çojë në një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Por,LDK dhe VV, po vazhdojnë ta bojkotojnë atë.