Rusia thotë se pesë ushtarë ukrainas i ka vrarë në luftimet në kufi

Moska zyrtare ka njoftuar se janë vrarë pesë ushtarë ukrainas në një përleshje të armatosur afër kufurin me Ukrainën.

Në njoftimin e forcave të armatosura ruse thuhet se janë vrarë pesë ushtarë ukrainas, të cilët ushtria ruse i quan si grup sabotues.

‘Një njësi e Qarkut Ushtarak Jugor, së bashku me një patrullë kufitare nga Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse, parandaluan një grup sabotazhi dhe zbulimi që të shkelte kufirin shtetëror rus nga territori i Ukrainës. Pesë ushtarë ukrainas u vranë dhe asnjë ushtarak rus nuk u plagos gjatë përleshjeve” thuhet në njoftimin e autoriteteve ruse.