Veseli përkujton heroin Qamil Ilazi – komandant Bardhi

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar heroin Qamil Ilazi – komandant Bardhi, shkruan Fokusi.info. 

Komandant Bardhi, atdhetarizmin e tij e manifestoi që nga demonstratat e vitit 1968, në arsim dhe angazhimin humanist, për të vazhduar deri në angazhimin për çlirim në UÇK, ka thënë Veseli.

Statusi i plotë:

Në përvjetorin e rënies për çlirimin e Kosovës, nderojmë heroin Qamil Ilazin-Komandant Bardhin, për jetën dhe veprën e tij plot përkushtim atdhetar, ndër dekada.

Komandant Bardhi, atdhetarizmin e tij e manifestoi që nga demonstratat e vitit 1968, në arsim dhe angazhimin humanist, për të vazhduar deri në angazhimin për çlirim në UÇK, duke u emëruar nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandant i Brigadës 161 të Zonës Operative të Neredimes.

Angazhimi i Komandant Bardhit në luftën çlirimtare, pati ndikim të madh në Kaçanikun e qëndresës ndër shekuj, duke u bërë bastion i pakalueshëm për ushtrinë serbe. Rënia heroike e tij, do të jetë mesazh ndër breza për përkushtimin atdhetar, përkushtim që ia la trashëgim bashkëluftëtarëve dhe familjarëve të tij.

I përjetshëm është kujtimi për Komandant Bardhin. Lavdi!