Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Naser Ferizi

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Ferizi, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-së.

“Sot paska ndërru jetë Naser Ferizi, vdekja e tij me pikëlloi shumë, ngushllime familjarëve, miqve dhe bashkluftëtarëve të Naserit, Naseri ishte një luftëtar dhe trim i pashoq gjatë luftës, pusho i qetë Naser do të kujtojmë gjithmonë ashtu siç ishe një burrë me vyrtyte të mëdha njerëzore, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, shkruan Gucati.