Veseli – Shqipërisë: Do ta kalojmë bashkë këtë gjendje

Kryeparlamentari në detyrë i Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur shqetësim për gjendjen pas tërmetit në Shqipëri.

Me anë të një statusi të publikuar në llogarinë e tij të Facebook-ut, ai tha se shteti ynë t’i japë çdo mbështetje Shqipërisë për ta kaluar bashkë këtë dhembje.

Tejet i pikëlluar me jetët e humbura nga pasojat e tërmetit që goditi Shqipërinë. Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë që po kalojnë këto momente të vështira. Kosova do të japë çdo mbështetje për Shqipërinë për ta kaluar bashkë këtë dhembje”, ka shkruar ai.