Veseli uron festën e Krishtlindjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar festën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë.

Me anë të një postimi në Facebook, Veseli ka uruar të gjithë besimtarët për mbarësi.

‘Gëzuar Krishtlindjen! Paqe, mbarësi dhe begati për të gjithë!’, ka shkruar Veseli.

Festën e Krishtlindjes sot e ka uruar edhe Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi, duke iu dëshiruar të gjithë besimtarëve të krishterë shëndet, lumturi dhe shumë gëzime në familjet e tyre.