Vështirësohet furnizimi me ujë të pijes në Vushtrri

Ditëve të fundit është vështirësuar furnizimi me ujë të pijes në qytetin e Vushtrrisë, raporton Fokusi.info.
Lidhur me këtë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica sh.a- Njësia në Vushtrri, përmes një njoftimi ka njoftuar se vështirësimi i furnizimit me ujë të pijes ka ardhur pas ngritjes së temperaturave dhe shkrirjes së borës dhe me këtë rast ka ardhur deri te turbulencat në kanalin e furnizimit.
Njoftimi i plotë:
Qytetar Vushtrrias
“Ju njoftojm se pas ngritjes se temperaturave dhe shkrirjes se bores furnizimi me uje eshte veshtiresuar pasi qe kem turbulenca ne kanalin e furnizimit me uje, prandaj jemi te obliguar te perdorim ristrikcione te shkurtera ne furnizim me uje te pijes.
Shpesojm se do te hasim ne mirekuptim”.
Me respekt
Ujësjellësi-Vushtrri