Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Bilall Hoti

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bilall Hoti, nga fshati Carrallukë i komunës së Malishevës, shkruan Fokusi.info.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Malishevë.

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 08-02-2020 në ora 14:00 në varrezat e fshatit  Carrallukë të Malishevës. /Fokusi.info/