Vetaksident me traktor në Gjilan, vdes një person

Një vetaksident ka ndodhur në Gjilan, teksa një person po voziste traktorin ka humbur kontrollin mbi të dhe për pasojë ka vdekur pasagjeri, ndërsa vet ai ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit policorë i lënduari ëështë dërguarar për trajtim mjekësor në QKUK. “Gjilan 24.07.2023 – 18:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e majtë e kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda vdekje prurëse kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në traktor, viktima mashkull kosovar i cili kishte ndërruar jetë.Lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari drejtuesi i traktorit i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML, rasti procedohet në procedur të rregullt”, thuhet në raportin policorë.