Ramush Haradinaj intervistohet nga Prokuroria e Pejës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është intervistuar nga Prokuoria e Pejës në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me vrasjen e vëllaut të tij, Enverit.

Burime nga kabineti i kryeministrit kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali, se Haradinaj ka dhënë sot dëshminë e tij për vrasjen e mistershme të Enver Haradinajt.

Enver Haradinaj është vrarë në vitin 2005 nga persona ende të panjohur. Atentati kishte ndodhur në fshatin Raushiq në rrugën kryesore ndërmjet Pejës dhe Deçanit, kundër një veture në të cilën ndodhej Enver Haradinaj.