Vetaksident në Mazgit të Obiliqit

Një vetaksident ka ndodhur në Mazgit të Obiliqit. Në pamjet e siguruara nga “Indeksonline”, shihet se vetura është dëmtuar nga ky vetaksident.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ditëve të fundit janë rritur ndjeshëm aksidentet në komunikacion. Madje në një vetaksident në magjistralen Prishtinë- Ferizaj një 18 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar.

Policia në vazhdimësi ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion.