Vetaksident në Viti, vdes një grua dhe lëndohen dy të tjera

Një grua ka vdekur dhe dy të tjera kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Viti.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit, shkruan lajmi.net.

Sipas informacioneve të para, mësohet se bëhet fjalë për vet-aksident.

Konkretisht, vet-aksidenti ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Vitisë.

Ndërkohë detaje tjera lidhur me këtë rast ende nuk dihen.