Veteranë dhe qytetarë me simbole të UÇK-së në pritje të Presidentit Thaçi (video, foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka aterruar në Tiranë, derisa në ora 19:30, pritet të kaloi kufirin Shqipëri-Kosovë. Me këtë rast, atij në Morinë po i bëhet një pritje, shkruan Fokusi.info.

Tashmë veteranë të UÇK-së dhe qytetarë kanë nisur të grumbullohen në pikën kufitare të Morinës. Ata po mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka përfunduar intervistimin në Gjykatën Speciale në Hagë, intervistimi i tij ka zgjatur katër ditë.

Presidenti Thaçi, pas përfundimit të intervistimit ka thënë se për katër ditë ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me aktivitetet që ka bërë gjatë periudhës së luftës./Fokusi.info/