Veteranët e UÇK-së kërkojnë takim urgjent me kryeministrin Kurti

Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së ka mbajtur sot takim me degë, shkruan Fokusi.info.

Në këtë takim, siç bëri të ditur U.D. kryetari, Faton Klinaku, u tha se disa nga problemet e kategorisë së veteranëve duhet të zgjidhen nga ana e Qeverisë.

Në këtë kuadër, Klinaku me anë të një postimi në Facebook bëri të ditur se u kërkua takim urgjent me kryeministrin Kurti.

Postimi i plotë:

Takim i selisë qendrore me degët e OVL UÇK-së.

Në takim u diskutua rreth çështjeve që e preokupojnë Organizatën dhe veteranët e luftës, që disa prej tyre duhet të zgjidhen nga ana e Qeverisë. Për këtë u vendos që një grup nga kryesia e më gjerë të kërkoj takim urgjent me Kryeministrin Albin Kurti./Fokusi.info/