Thaçi nuk dekreton asnjë anëtarë të PAN-it, përplasjet brenda PAN-it vazhdojnë

Para pak minutash presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekretuar tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor, raporton Gazeta Blic.

Me nga dy anëtarë janë dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e Vetëvendosje. Nga LDK janë Sami Hamiti e Florian Dushi, kurse nga Vetëvendosje janë Adnan Rrustemi dhe Nazlie Bala

Kurse pjesa tjetër e anëtarëve janë përfaqësues të komuniteteve që jetojnë Kosovës si: ëemailj Kurtiši, Ercan ëpat dhe Stevan Veselinoviq.

Por, edhe përkundër kësaj, Thaçi nuk ka dekretuar asnjë anëtarë të koalicionit qeverisës PAN dhe partisë tjetër opozitare PSD.

Të njëjtit nuk kanë marrë pjesë as në takimin e mbyllur të presidentit Thaçi me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Nisma për Kosovën, PSD dhe AAK kanë njoftuar se nëse presidenti nuk dekreton ndonjë anëtarë të partive të atyre, atëherë këtë çështje do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Madje, Bilall Sherifi nga Nisma tha se nëse presidenti dekreton ndonjë anëtarë të PDK-së apo AAK-së, atëherë do të këmbëngulë që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.