Veteranët nga komuna e Dardanës, ecin shtigjeve të luftës

Për nderë të dëshmorëve dhe sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së, veteranët e luftës të komunës së Dardanës (ish Kamenicë), kanë rrugëtuar rreth 25 km nëpër shtigjet e luftës.

Ata këtë rrugëtim e kanë quajtur „SHTEGU I ÇLIRIMTARËVE“

Në një prononcim për Fokusi.info, Milaim Limoni kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Dardanë, thekson se kjo ecje shtigjeve të luftës, do të jetë tradicionale./Fokusi.info/