Koronavirusi në Shqipëri, dy viktima në 24 orët e fundit

Dy persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar kështu numrin e viktimave nga pandemia atje në 3180.

Ndërkohë, janë konfirmuar edhe 343 raste të reja, nga gjithsej 3696 testime të kryera, ndërsa 333 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Janë 5,173 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë.

Statistika (22 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 343

Të shëruar në 24 orë 333

Të shtruar në spitale 123

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3,696

Testime totale 1,448,218

Raste pozitive 206,616

Raste të shëruara 198,263

Raste Aktive 5,173

Humbje jete 3,180