Veterani i luftës, i cili që nga paslufta merret me kultivimin e dredhëzes

Veterani i luftës së UÇK-së nga Zona Operative e Dukagjinit, Fazli Berisha, që nga paslufta merret me kultivimin e dredhëzes ‘Sorta Alba’.

Si çdo prodhues vendor, që kanë sfida për shkak të importit të produkteve të njëjta, edhe Fazli Berisha nga fshati Sferkë i komunës së Pejës, në një prononcim për Fokusi.info, thekson se që nga përfundimi i luftës së UÇK-së, ka filluar të merret me kultivimin e dredhëzes, dhe këtë e ka bërë pa ndihmën e shtetit, përkatësisht Ministrisë së Bujqësisë, e cila vetëm para 2-3 vite ka filluar t’i përkrah prodhuesit vendor, me anë të subvencioneve.

Z. Berisha, ka të mbjellura aktualisht 50 ari dredhëz, të cilat pritet që brenda një jave të plasohen në treg. Por thotë që nëse subvencionohen më shumë nga shteti, do ta zgjerojë kultivimin, sepse prodhuesit vendor nuk janë aq të fuqishëm sa të përballen me prodhues shumë më të mëdhenj të shteteve tjera.

Ai deklaron se shteti duhet t’i përkrahë më shumë prodhimet vendore, duke shtuar se vënja e taksës ndaj Serbisë, ka ndikuar në përmirësimin e kushteve për punë dhe plasim të produktit në treg, edhe pse shitjen nuk e kanë të garantuar por duhet ta kërkojnë tregun./Fokusi.info/