Mjekes së zemres i bëhet “zemra mal” për fitoren e Kosovës

Kardiologia Prof. Dr. Aurora Bakalli është gëzuar mjaft shumë për fitoren e Kosovës në futboll ndaj Çekisë.

Djemtë e përfaqësueses së Kosovës në futboll kanë mposhtur Çekinë në Prishtinë me rezultat 2:1 në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian.

Kjo fitore ka bërë krenar të gjithë qytetarët, ndërsa shumë prej tyre gëzimin e kanë shprehur në rrjetet sociale. E një mjeke të zemres, i është bërë zemra “mal”’ për këtë arritje të djelmoshave kosovarë.

“Ju lumte djelmoshat tane. Na bete zemren mal”, ka shkruar Bakalli, specialist e kardiologjisë në QKUK.

Për fitoren e Kosovës ka pasur reagime të shumta duke shprehur kështu gëzimin dhe krenarinë me ‘Dardanët’./Gazeta Shneta/