Vetëvendosja e konsideron ‘ilegale’ Qeverinë Hoti, Kosnett: Ne nuk e konsiderojmë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është pyetur rreth asaj se si e konsideron faktin që Vetëvendosja e konsideron ‘ilegale’ qeverinë Hoti.

Kosnett ishte i prerë në përgjigje:

“Ne nuk e konsiderojmë qeverinë Hoti ilegale”, tha ai, për të vazhduar tutje: “Ne respektojmë Gjykatën Kushtetuese”.

“Unë mendoj se është një funksion i një sistemi shumë partiak. E kuptoj se disa janë të lumtur e disa të frustruar. Koalicioni mes VV dhe LDK ishte një koalicion fragjil. Nuk e fshehim faktin se ishim të pakënaqur me politikat e jashtme të Kurtit”, ka thënë ai duke shtuar se në veçanti, ishin të pakënaqur me tarifat dhe reciprocitetin.

“Kosova duhej të merrte guximin të hiqte tarifat dhe reciprocitetin. Ne e kemi bërë të qartë, nuk e kemi urdhëruar askënd ta rrëzojë qeverinë. Ne kemi pasur kërkesat tona” , ka thënë ai.