Vetëvendosje prezanton kandidatin për kryetar të Hanit të Elezit

Lëvizja Vetëvendosje në Han të Elezit e ka nominuar Sherif Berishën kandidat për kryetar të kësaj komune.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në llogarinë e Lëvizjes Vetëvendosje në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sot Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Hani i Elezit konfirmoi atë që dje Këshilli vendosi me votim për Kandidatin për Kryetar të Komunës z.Sherif Berisha.

Ajo që ndodhi me 14 Shkurt në tërë Kosovën do të vazhdojë edhe për Komunën.

Ne urojmë gjithë qytetarët e Komunës tonë dhe i ftojmë të na bashkohen në fitoren e këtyre Zgjedhjeve.