Vetëvendosje refuzon të jetë pjesë e takimeve të Hotit për dialogun

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në diskutimet me Qeverinë rreth dialogut me Serbinë.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtari për media i kësaj partie, Arlind Manxhuka, përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka treguar se letra Kurtit për pjesëmarrje në diskutime i kishte ardhur para dy ditësh.

Shkrimi i plotë:

Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve.