Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur sot zgjedhjet e brendshme.

Lajmi është bërë i ditur nga vet LVV nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook.

Në njoftimin e LVV është thënë se Këshilli i Përgjithshëm, ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme.

“Nga 15 marsi, secili anëtar i Lëvizjes do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është organizata me mbështetjen më të madhe në vend, çka duhet të reflektohet në struktura edhe më të fuqishme, e të cilat do të vijnë si rezultat i zgjedhjeve që do të jenë të drejtpërdrejta, të lira e demokratike.

Në 30 qendra të Lëvizjes në Kosovë, anëtarët e Lëvizjes do të kenë mundësi që përmes parimit “një anëtar, një votë” të zgjedhin kryesitë e kryetarët e pikave nëpër lagje e fshatra, të propozojnë kandidatët që vlerësojnë më së shumti apo edhe të vetpropozohen.”, ka njoftuar LVV.