Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona dje në Fushë- Kosovë pasi ata janë përfshirë në rrahje.
Si pasojë e rrahjes njëri prej të dyshuarve e ka goditur me thikë viktimën mashkull, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 24 orë.