Vetëvendosjes i bashkohet një deputet

Deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK-së, Elbert Krasniqi, i është bashkuar Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

VV ka njoftuar përmes një postimi në Facebook që gjatë ditës së sotme në zyret e VV-së, kreu i kësaj partie Albin Kurti së bashku me anëtarët e Kryesisë, Arbërie Nagavci dhe Xhelal Sveçla, pritën delegacionin e Partisë Egjiptiane IRDK, kryesuar nga Kryetari Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë, Xhevdet Neziraj dhe Fazli Stollaj.

Në takim është diskutuar mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e fundit, në të cilin qytetarët votuan me shumicë për ndryshim duke e bërë VV-në fituese, si subjektin e parë në vend dhe grupin më të madh në legjislaturën e shtatë në Kuvend.

Në takim u bisedua Po ashtu u bisedua për gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptas. Duke parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë ne u dakorduam që deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, Elbert Krasniqi, të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të LVV-së, në legjislaturën e shtatë.

Nga ky takim doli edhe iniciativa që të dy subjektet të trajtojnë sfidat me të cilat komuniteti egjiptas ballafaqohet dhe të propozohen masat për qeverinë e ardhshme Kurti, në mënyrë që pozita e këtij komuniteti, por jo vetëm, të përmirësohet sa më shumë dhe më shpejtë.Ky është njoftimi i VV-së: