Vetëvritet 20-vjeçari shqiptar në burgun italian

Një 20-vjeçar shqiptar është vetëvrarë në ambientet e burgut italian të Torre del Gallo mbrëmjen e kaluar.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është vetëvarur duke lidhur çarçafin rreth qafës derisa ka mbytur veten.

Sipas informacioneve, kjo është vdekja e gjashtë brenda këtij viti në burgun e Pavias. Në pak më shumë se një muaj, midis fundit të tetorit dhe fillimit të dhjetorit, tre të burgosur të tjerë kryen vetëvrasje në Torre del Gallo, raporton A2 CNN.