Vetëvritet një 20 vjeçar në Ropicë të Vushtrrisë

Një person i moshës 20 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Ropicë të Vushtrrisë sot rreth orës 17:30.

Lajmin për lajmi.net e ka bërë të ditur zyra për zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, dyshime e para janë se viktima ka kryer vetëvrasje.

“Sonte, më 26.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një rast në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, ku një i ri rreth 20 vjeçar është lajmëruar nga familjarët se është gjetur pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.

Dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.