Shqipëri, katër të vdekur nga COVID-19, 296 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 296 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur katër persona, që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 256,117, që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 268,304, kurse i të vdekurve është 3,414 persona.