Vetëvritet një 50-vjeçar në Roganë të Kamenicës

Një person nga fshati Roganë i komunës së Kamenicës, i moshës rreth 50-vjeçare, gjatë ditës së sotme ia ka marrë jetën vetes.

Ai u gjet i vdekur nga ana e familjarëve të tij në orët e para të pasdites së sotme. Rastin për Express e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga policia e Kosovës.

“Mund të ju konfirmojmë se një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në fshatin Ragoqicë të Kamenicës. Rasti po hetohet nga ana e zyrtarëve policorë”, ka thënë Policia e Gjilanit.

Ndërkohë, i ndjeri, siç mëson Express, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.